Gjendja me zjarret në vend, Angellov: Në P.K Jasen po veprojmë nga ajri

13.08.2025 16:12

Assesi të shuhen zjarret në vend...

Assesi të shuhen zjarret në vend. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 33 zjarre në ambiente të hapura, prej tyre 3 akoma janë aktive, njofton “TVM2”. 

Zjarri më i vështirë për tu shuar, është ai në parkun Kombëtar “Jasen” në komunën e Makedonski Brod, i cili sa po lokalizohen disa vatra, ata përsëri rindezen për shkak të frymës dhe temperatruave të larta. 

Për shkak të terrenit të papërshtatshëm malor, ekipet e zjarrëfikësve po intervenojnë, nga ku vazhdimisht po hedhen qindra tonë ujë mbi to.

Vatra  aktive ka edhe në komunën e Strugës dhe Mogillës.  

“Zjarri më i rëndë me të cilën në këto momente po ballafaqohemi është ai në Parkun Kombëtar Jasen, pasi që vatrat janë të përhapura në vende të paqasshëm, i vështirë për tu arritur deri tek zjarret. Andaj, ndaj këtyre vatrave ditëve të fundit po veprojmë dhe intervenojmë nga ajri, ku sot në mëngjes herët janë hedhur shumë tonë ujë, ku përkohësisht parandaluam disa vatra të shpërndahen në vende tjera, mirëpo për fat të keq tani përsëri kemi sinjale se aty lartë, disa prej tyre janë rindezur përsëri” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

Në ndërkohë, zjarrëfikësit nga Kumanova pothuajse 5 orë intervenuan për ta shuar edhe zjarrin afër qendrës transitore, Tabanocë. Falë intervenimit të shpejtë, zjarri nuk është shpërndarë në objektet përrreth.

Në mesin e zjarreve të shuara dhe lokalizuara brenda 24 orëve të fundit janë ato në fshatin Radushë dhe Dvorcë, në Kërçovë, Kriva Pallankë dhe në fshatin Krapë në komunën e Makedonski Brod.

Sipas të dhënave të fundit prej fillim të këtij viti e deri në fund të korrikut, janë djegur rreth 10.000 hektarë tokë në zonat malore, dëmet e të cilave ende po përllogariten  nga autoritetet e vendit. (Rexhep Qamili, TVM2)