MASH promovon metodologji të re, bllok-dotacione për përmirësim të kushteve shkollore

13.08.2025 18:09

Nga 1 janar i vitit 2026 starton metodologjia e re...

Nga 1 janar i vitit 2026 starton metodologjia e re, e miratuar nga Qeveria për llogaritjen dhe ndarjen e mjeteve financiare me të cilat komunat organizojnë arsimin fillor dhe të mesëm.

Metodologjia është zhvilluar nga MASH me mbështetjen e UNICEF-it, Bankës Botërore, Ambasadës Zvicerane, shoqatës ZMAI, BNJVL dhe qeverive lokale, ndërsa pritshmëria është që ndryshimi të stimulojë proces edukativo-arsimor me cilësi më të mirë.

Këtë e bënë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila shtoi se ndryshimi i formulave për llogaritjen e bllok-dotacioneve ishte i nevojshëm, sepse ato ekzistuese nuk sigurojnë efikasitet në financim.

“Te 90 deri më 98 % prej Komunave mjetet të cilat lëshohen nga bllok-dotacioni, përdoren për të paguar pagat dhe shpenzimet e përgjithshme të shkollave, që është dukshëm mbi mesataren e BE-së prej 70 %. Bllok-grantet po rriten, por kryesisht vetëm për të mbuluar rritjen e pagave, dhe jo për zhvillimin e shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Unë në disa raste e kam thekësuar se numri i nxënësve po ulet, dhe do të duhet që të bëhet optimizimi i shkollave, dhe të mos kemi shkolla ku harxhojmë shumë mjete në rrymë, ngrohje, ujë, drejtor, zv/drejtor dhe kuadër tjetër në shkollë, kurse pjesën e mbetur nga mjetet ti shfrytëzojmë për ti përmirësuar kushtet në shkollat” – tha Ministreja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Janevska shpjegoi se formula e re për financimin e arsimit fillor ka dy komponentë - bazë dhe variabël. Sipas saj shkollat më të zhvilluara do të marrin një shumë më të vogël, dhe shkollat më pak të zhvilluara, do të marrin një shumë më të madhe, për të përshpejtuar zhvillimin e tyre.

Me formulat e reja për llogaritjen e mjeteve për komunat, vendi iu përgjigj njërit prej obligimeve në Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me ç’rast hapen fonde të reja dhe mbështetje të shtuar nga BE-ja për arsim cilësor.

Duke përshëndetur miratimin e metodologjisë së re për llogaritjen e bllok-donacioneve, përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler, tha se kjo reformë paraqet kthesë strategjike drejt ndërtimit të sistemit arsimor më efikas dhe më gjithëpërfshirës.

“Ky është një ndryshim i madh, dhe një hap përpara. Metodologjia e re do t’i ndihmojë shkollat më mirë t`i përgjigjen nevojave të ndryshme të nxënësve përmes mbështetjes shtesë për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, atyre që mësojnë në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe atyre që vijnë nga familje socialisht të cenueshme. Mënyra e re e llogaritjes dhe ndarjes së bllok-donacioneve do t’u ndihmojë komunave të optimizojnë më shpejt rrjetin e shkollave dhe të fusin mësimin me një ndërrim”. – deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler.

Për zbatimin e metodologjisë së re, do të pasojnë trajnime për administratat komunale dhe të punësuarit në shkolla, ndërsa njëkohësisht për shkollat është paraparë edhe periudhë përshtatjeje. (Fitim Kryeziu, TVM2)