Eskalojnë protestat antiqeveritare në Serbi, përplasje mes demonstruesve dhe policisë

14.08.2025 14:02

Në rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit...

Në rrugët e Beogradit dhe Novi Sadit natën e kaluar ka mbretëruar kaos i vërtetë, pasi mbështetesit e presidentit serb Vuçiç u përplasen me protestuesit anti qeveritarë. Eskalimi i situatës në Novi Sad erdhi si pasojë e hudhjes së mjeteve piroteknike nga ana e simpatizuesve të Vuçiçit kundrejt protestuesve.

Ndërsa në Beograd, demonstruesit gjuanin policinë me shishe uji, pasi që ata tentuan të arrestojnë disa demonstrues. Policia përdori edhe gazë lotësjellës me qëllim për ta shpërndarë grupin protestues, ndërsa raportohet se në këto përpleshje janë lënduar dhjetëra policë dhe protesutes.

Minsitri i Brendshëm serb Ivica Daçiç i cilësoi protestat si sulm ndaj shtetit, ndërsa paralajmëroi se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të ndëshkohen dhe arrestohen brenda 48 orëve.

“Për fat të keq kishte sulme mbi disa qytetarë mbështetes të cilët qendronin para zyrës së partisë përparimtare serbe në Novi Sad. Poashtu ka edhe police të lënduar, mirëpo me siguri se do të kemi edhe akoma më shumë, sepse patëm sulm masovik. Policia tentoi të intervenojë dhe të sigurojë paqe dhe rend publik” – tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi studentët se ata po bëjnë gjëra të tmerrshme dhe i kërcenoi ata se do të arrestohen të gjithë ata që do të tentojnë të përfshijnë serbinë në luftë civile.

“Tani më shumë se kurrë duhet të dëgjohemi me njëri-tjetrin, të kuptohemi sepse ata bënë gjëra të tmerrshme në Novi Sad, dhe akoma vazhdojnë ta bëjnë atë. Mirëpo kur manifestoni vullnet për paqe dhe disciplinë, gjithmonë fitoni. Edhe Serbia do të fitojë” – u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.  

Protestat antiqeveritare nën moton “Serbi Zgjohu” u zhvilluan  edhe në disa qytete tjera të Serbisë. Këto protesta dhe bllokada të udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj pas ngjarjes së Novi Sad, me kërkesën kryesore për zgjedhje të reja.

Presidenti serb, Vuçiç ka refuzuar të dorëhiqet por ka dekalruar se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi. (Rexhep Qamili, TVM2)