LSDM: Të shkarkohet Ana Mihajllov dhe hetim për Erasmus+
LDSM kërkon nga Qeveria...

LDSM kërkon nga Qeveria që menjëherë ta shkarkojë ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane, Ana Mihajllov, për shkak të, siç theksojnë ata, gjetjeve serioze nga Zyra Evropiane për Luftë kundër Mashtrimeve, ku thuhet se gjatë mandatit të saj janë keqpërdorur mbi 2 milionë euro fonde evropiane.
“OLAF ka evidentuar keqpërdorime me vlerë prej miliona eurosh fonde evropiane. Në raportin e OLAF-it, i cili është bërë publik, dyshohet se gjatë kohës kur Mihajllova ka qenë përgjegjëse për vlerësuesit, përmes rrjete personash dhe kompanish janë keqpërdorur mbi 2 milionë euro. Edhe pse raporti është dorëzuar në vitin 2023, deri më sot nuk ka aktakuzë. Pyetja kryesore mbetet: a ka për qëllim pushteti, me emërimin e Mihajllovës, të bllokojë ose të ndikojë në hetimin e Prokurorisë Publike dhe OLAF-it?.” – tha Jovica Jankoviq nga rradhët e LSDM-së.
VMRO-DPMNE: Përmes Erasmus+, LSDM dhe Zaev blenë gjyqtarë
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.
“Përmes Agjencisë Erasmus+, LSDM-ja dhe Zaev kanë ‘blerë’ gjyqtarë, 120 mijë euro janë transferuar në një organizatë joqeveritare në pronësi të gjyqtarit Lazar Nanev. Sistemi gjyqësor është në këtë gjendje të mjerueshme me vetëm 2% besim, sepse Zaev, Filipçe dhe LSDM u kanë dhënë gjyqtarëve projekte dhe para, ndërsa ata kanë vepruar sipas urdhrave të tyre. Nanev ka qenë gjyqtari i preferuar i Zaevit dhe Filipçes, prandaj ka avancuar shpejt gjatë kohës së LSDM-së, duke zbatuar udhëzimet e tyre. Për këtë bindje dhe zbatim të urdhrave, Nanev ka marrë edhe shpërblim.” – deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE. Sipas, VMRO-DPMNE-së, sinonim për keqpërdorimin e fondeve evropiane të destinuara për të rinjtë është Lidija Dimova, drejtoresha e Agjenicë. Shtojnë se Dimova, në cilësinë e drejtoreshës së Agjencisë, i ka dhënë një projekt ish-gjyqtarit tashmë të shkarkuar, Lazar Nanev, nga fondet evropiane KA201, me fokus kryesor në arsimin shkollor, me vlerë 120 mijë euro. (Armend Murseli, TVM2)
