OEMVP, mbështetje fushatës “Maqedonase më e mira”

14.08.2025 15:25

Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore...

Edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore do të jetë pjesë e fushatës “Maqedonase më e mira, tradita jonë është krenaria jonë”, me të cilën stimulohet që qytetarët e vendit të konsumojnë produkte vendore bujqësore. 

Kjo nënkupton që t’ju ndihmohet edhe kompanive vendore të cilët prodhojnë produkte vendore bujqësore, u tha në takimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, me ushtruesin e detyrës së Kryetarit të OEMVP-së, Nuhi Aliu.

“Ne si Ministri që jemi në komunikim të vazhdueshëm me Odat Ekonomike, por edhe me marketet, jemi në fazën kur duhet të ndahen ngjitëset tek prodhimet bujqësore vendore. Ne kemi produkte kualitative vendore, dhe të njëjtën duhet ta fusim në tregun vendor më shumë, me qëllim që të ofrojmë një zgjidhje tjetër përpos produkteve të cilat importohen nga jashtë, jemi në fazën kur këto ngjitëse po ndahen, por do të vendosen në funksion edhe aplikacion i cili do t’ua lehtëson qytetarëve të dinë se cilat produkte janë vendore” – tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Synimi i gjithë kësaj fushate është se si ta rrisim konsumin e prodhimeve bujqësore nga ana e blerësve të vendit. Ne duhet ta bindim blerësin se duhet tu japë përparësi prodhimeve vendore, por jo vetëm pse janë prodhime vendore, por pse janë më cilësore, por edhe më të freskta, për ti përdorë blerësit tanë, vizavi prodhimeve të cilat importohen nga jashtë. Ne si Odë Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore i dhamë përkrahje të plotë ministrit, për arsyje se qëllimi jonë është që ti ndihmojmë anëtarësisë tonë të odës që meren me prodhime bujqësore”. – deklaroi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nuhi Aliu.

Ministri Tripunovski, njëherit ftoi Komunat që të përgadisin elaboratin për dëmet të cilat i kanë pasur në tokat bujqësore nga zjarret, me qëllim që këto dëme të paguhen sa më shpejt. (Fitim Kryeziu, TVM2)