QMK, në vend 8 zjarre aktive
Në vend janë regjistruar 8 zjarre aktive...

Në vend janë regjistruar 8 zjarre aktive, edhe atë në Strugë, Makedonski brod, Prilep, Çeshonopvë, Jegunoc dhe Sopishtë. Situata më e vështirë është në parkun nacional Jasen, ku po digjet pylli në një zonë vështirë të qasshme, prandaj po intervenohet edhe nga ajri.
“Tym i zi dhe flakë e lartë, kemi vendosur mbrojtëse për të mos i lejuar zjarrit të vij këndej, por tereni nuk lejon futjen atje. Këtu kemi ekipe nga njësitet speciale, Ujqit, Renxherët dhe MPB, megjithate është e pa mundur të zbresim më poshtë. Por kemi forca të mjaftueshme që ta ndalin këtu këtë zjarr të vështirë për tu shuar. Por ajo të të vazhdoj të përhapet në pjesën e poshtme.” – tha Drejtori në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Siç bëjnë të ditur nga qendra për Menaxhim me kriza, për shkak të zjarrit është mbyllur për qarkullim edhe rruga rajonale Makendoski Brod - Shkup. (Abibe Qaili, TVM2)
