Zgjedhjet lokale, Ivanovska kandidate për Kryetare të Qendrës
Ish Kryetarja e Anti Korrupcionit, Biljana Ivanovska...

Ish Kryetarja e Anti Korrupcionit, Biljana Ivanovska, do ti futet garës për kryetare të komunës Qendër. Ajo do të jetë kanidate e platformës, “Të pavarur së bashku”.
“Gendjen aktuale që e shohim është rezultat i politikave të shumta korruptive, të cilat e kanë përjashtuar interesin e qytetarëve. Mua nuk më udhëheqin apetite për profit, unë e investojë integritetin dhe kapacitetin tim për të ofruar zgjidhje që mund të jenë të mira për të jetuar dhe ta kthejnë jetën dinjitoze në këtë komunë.” – tha Biljana Ivanovska, nga Platforma “Të pavarur së bashku”.
Platforma “Të Pavarur së bashku”, grumbullon nënshkrime për tu regjistruar si parti
Platforma “Të pavarur së bashku”, pjesë e së cilës është Ivanovska, po grumbullon nënshkrime për tu regjistruar si parti.
“Kjo platformë qytetare do të jetë e hapur për të gjitha grupet e pavarura të cilat kanë dëshirë të garojnë në zgjedhjet e ardhëshme lokale.” – thonë nga Platforma “Të pavarur së bashku”.
Përveç kandidaturës së Ivanovskës për qendrën, Platforma “Të pavarur së bashku”, paralajmërojnë kandidat edhe për qytetin e Shkupit.
Ndërkohë në minsitrinë e drejtësisë vazhdojnë konsultimet me ekspertë pasi KSHZ ka deklaruar se kandidatët e pavarur pa nënshkrime do të mund të propozojnë lista kandidatësh. (Nermin Fejzullahu – Mulaki, TVM2)
