Shqipëri, zjarret dëmtuan 207 shtëpi

14.08.2025 19:09

207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret e fundit në Shqipëri...

207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret e fundit në Shqipëri, 40 prej të cilave janë djegur plotësisht. Shifrat u bënë me dije nga kryeministri, Edi Rama, i cili tha se të gjithë të dëmtuarit do të marrin dëmshpërblimet përkatëse, përfshirë edhe për dëmet në bagëti.

“Këtë të enjte, Delvina u zgjua e qetësuar nga flakët. Puna për shuarjen e vatrave vijon disa zona, por në to nuk rrezikohen banesa apo qytetarë. Zjarri vijon në Syrin e Kaltër, në lartësitë e Malit të Sopotit, ndërsa ka dhe vatra aktive në disa fshatra të bashkisë Finiq.” – tha Kryeministri shqiptarë, Edi Rama.

Për dëmet, banorët akuzuan edhe autoritetet për ndërhyrje të vonuara.

Edhe në Gramsh situata është e qetësuar. Pas betejës me flakët në njësinë Skënderbegas, ka vijuar zjarri në disa fshatra por pa rrezik për banesat.

Në qarkun Dibër vijon zjarri në Malin me Gropa dhe në fshatin Tërnovë. (Luljeta Ndoka, TVM2)