Botë
Ish kryeministrja e Tajlandës, Shinavatra ballafaqohet me 10 vjet burg
19.05.2015 10:33
Gjykata Supreme e krimit në Bangkok sot e filloi gjykimin e ish kryeministres Jingluk Shinavatra, e akuzuar për mosndalimin e skandaleve...

Gjykata Supreme e krimit në Bangkok sot e filloi gjykimin e ish kryeministres Jingluk Shinavatra, e akuzuar për mosndalimin e skandaleve të korrupsionit në skemën shtetërore për subvencione për prodhuesit dhe shitësit e orizit.
Sipas aktakuzës, Shinavatra si kryeministre duhej, por nuk e ka parandaluar dëmtimin e buxhetit të shtetit prej më shumë se 20 miliardë dollarë. Nëse shpallet fajtore ajo mund të dënohet me burgim deri 10 vjeçar.
Për shkak të akuzave të njëjta Jingluk Shinavatra paraprakisht, në procesin impiçment, ishte shpallur fajtore dhe i është dhënë një ndalim pesëvjeçar për pjesëmarrje aktive në politikë.
Gjyqtarët sot lejuan që Shinavatra të mbrohet në liri, por ajo nuk duhet të largohen nga vendi deri më 21 korrik, kur duhet të fillojë procesi në të cilin prokuroria dhe avokatët e saj, siç paralajmëruan, do të kërkojnë drejtësi./mia
