Parneritet strategjik dhe modernizim, SHBA i dhuron 29 automjete të blinduara ARM-së

15.08.2025 14:12

Me 29 automojete të reja të blinduara nga ShBA-ja...

Me 29 automojete të reja të blinduara nga ShBA-ja u pajis armata e vendit tonë.  Në kazermën ushtarake “Jane Sandanski” në Shtip arriti furnizim i ri i këtyre automjeteve të cilët janë konform një marrëveshjeje paraprake bashkëpunimi me SHBA-në dhe RMV-në. 

“Kapacietet tona mbrojtëse vazhdojnë të përforcohen. 29 automjetet e reja të blinduara veçmë janë pjesë e Armatës sonë. Me këtë furnizim të ri, po i afrohemi numrit të nevojshëm të këtyre mjeteve, ku në mënyrë shtesë presim që të arrijnë edhe pjesa tjetër e automjeteve “strajter”, të cilat poashtu janë të prodhuara në Amerikë. Auomjetet që tani po shohim në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip janë parashikuar për këmbësorinë ushtarake, e cila do të jetë në gatishmëri për misione në rastë të nevojës” – deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlloski.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Anxhela Ageler tha se nga gjithsej 96 automjete të planifikuara  në vendin tonë, tani më kanë arritur 67, ndërsa pjesa tjetër priten të arrijnë deri në fund të këtij  viti.

“Këto 29 autoblinda të lehta do të jenë shtylla kurrizore e Maqedonisë së Veriut, respektivisht do ta ndihmojnë batalionin e lehtë të këmbësorisë të cilët në fakt janë pasqyrim fizik i rolit që keni si anëtare e NATO-s. Udhëtimi prej mijëra miljesh dhe kilometrash që këto automjete kanë bërë për të arritur në Shtip, është një sinjal i fortë i progresit tuaj drejt modernizimit të armatës tuaj” – tha Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Anxhela Ageler.

Vetëm përmes investimeve dhe përforcimit të kapaciteteve ushtarake mund të sigurohet paqja dhe siguria e këtij vendi, e me këtë njëherit do të sigurohet edhe e ardhme më e mirë për të gjithë, vlerësoi Kryeministri Hristijan Mickoski, me këtë rast.

“Kur investoni dhe e forconi armatën, kjo do të thotë se investoni në paqe afatgjate dhe investoni në mbrojtjen e atdheut tuaj. Si Kryetar i Qeverisë, gjithmonë një nga prioritetet e mia kryesore ka qenë siguria e shtetit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit të vendit, sepse këto janë kushtet themelore që të mund të zhvillojmë një shoqëri që do të ecë përpara dhe e cila do të ofrojë ardhmëri për të gjithë qytetarët, hallkë e pandashme e këtyre ambicieve kuptohet është edhe Armata maqedonase”. – u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Mickoski njëherit tha se invstiimet në Armatë nuk do të ndalen këtu, por do të vazhdojnë në kontinuitet edhe në vititet në vijim, fillimisht në drejtim të përcaktimit të prioriteteve, e më pas në modernizimin e tërësishëm të armatës, por edhe te Korridorit 8 dhe 10.

Marrëveshja për partneritet strategjik me SHBA-të u nënshkrua në vitin 2019. (Rexhep Qamili, TVM2)