Inciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë, Mickoski: Nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në

15.08.2025 16:14

Maqedonia e Veriut kurrë nuk do të tërhiqet...

Maqedonia e Veriut kurrë nuk do të tërhiqet nga negociatat me Bashkimin Evropian, kështu u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me iniciativën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja Liljana Popovska për kontestimin e Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë të mbajtur më 17 korrik 2022 në Sofje.

"Absolutisht, ne kurrë nuk do të tërhiqemi nga negociatat me Bashkimin Evropian. Absolutisht. Kjo nuk është qëllimi i kësaj qeverie. Përkundrazi, qëllimi i kësaj qeverie është të bëhemi pjesë e BE-së. Sa i përket paraqitjes së ish-deputetes Popovska, mendoj se ajo duhet t'ju japë përgjigje. Kështu që, ja, të presim Gjykatën Kushtetuese të marrë vendimin përfundimtar lidhur me atë iniciativë.” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Mucunski: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’ndikon në qëllimin strategjik

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndikojë në qëllimin strategjik të vendit dhe as në përmbajtjen e Kornizës negociuese me BE-në.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sido që të jetë nuk do të ndikojë në atë që e punojmë periudhën e fundit, në marrwdhëniet bilaterale me Bullgarinë, as nuk mendojë që çfarwdo procedure do të ketë ndikim në marrwdhëniet tona, të cilat të jemi real nuk i jetojnë ditët më të mira, por unë atë që do ta them si Ministër i Punëve të Jashtme do të vazhdoj që të thëras në dialog.” – deklaroi Ministri i Punwve tw Jashtme tw vendit, Timço Mucunski.

Gjykata Kushtetuese pardje njoftoi se është formuar një lëndë në të cilën kontestohet Protokolli nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë. Parashtruesja, Liljana Popovska, në iniciativën e saj thekson se me Protokollin e kontestuar është shkelur Kushtetuta dhe pretendon se ka formë dhe përmbajtje të papërshtatshme, se del jashtë kornizave të një akti juridik që trajton një nen të Marrëveshjes ndërmjet dy vendeve dhe se prodhon pasoja të dëmshme mbi çështjet identitare të popullit, gjuhës dhe shtetit maqedonas. (Armend Murseli, TVM2)