LSDM: Qeveria ta shkarkojë Ana Mihajllov për skandalet
LSDM ka akuzuar Qeverinë e VMRO-DPMNE-së...

LSDM ka akuzuar Qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskin për keqpërdorime fondesh nga ana e drejtoreshës Ana Mihaljov, në Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit.
Në vend që ta mbrojë atë, qeveria duhet ta shkarkojë menjëherë Ana Mihajlovin nga pozicioni i drejtoreshës së përkohshme, thonë nga LSDM.
“Qeveria emëroi Ana Mihajlovin në krye të Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit, një institucion që menaxhon miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian. Megjithëse një raport i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) liston dyshime serioze për keqpërdorim prej mbi 2 milionë eurosh, ku ajo është ndër të dyshuarit.” – thuhet në Komunikatën e LSDM-së.
Manasievski: Ku shkuan 120 mijë eurot që i dha Erasmus
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE
“LSD-ja duhet të tregojë se çfarë bëri Lazar Nanev në Këshillin Gjyqësor me 120 mijë eurot që i dha Erasmus +, Filipçe nëse mbaron lundrimin mund të japë të njëjtën përgjigje. Lazar Nanev është anëtari i dytë i Këshillit Gjyqësor pas Naqe Georgiev, i cili është kapur në praktika korruptive. Publiku meriton të dijë se sa gjyqtarë janë ngritur në detyrë, sa gjyqtarë janë emëruar dhe sa janë shkarkuar, me vendimet korruptive të Nanevit?.” – tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
LSD-ja dhe Zaevi, përmes Lidija Dimovës, atëherë drejtoreshë e Agjencisë Erasmus +, i dhanë një grant prej 120 mijë eurosh gjyqtarit Lazar Nanev, i cili e mori projektin, përmes organizatës së tij joqeveritare e cila përbëhej vetëm nga një person, vetë Lazar Nanev, thonë nga VMRO-DPMNE. (Armend Murseli, TVM2)
