Vauçerë prej 250 eurove për studentët

15.08.2025 18:47

Qeveria ka publikuar listën e operatorëve...

Qeveria ka publikuar listën e operatorëve ku studentët do të mund të përdorin vauçerët për të blerë pajisje elektronike.

Kuvendi miratoi ligjin për dhënien e vauçerëve prej 250 eurove (15.300 denarë), për studentët e regjistruar në studime bachelor për vitin akademik 2025/2026, që do të mund të blejnë laptopë, tableta ose kompjuterë personal.

Ky vauçer është i disponueshëm vetëm për studentët deri në moshën 29 vjeç që studiojnë në universitete publike ose private, ndërsa nuk përfshinë studentët e ciklit të dytë dhe të tretë.

Për këtë masë janë ndarë 850 milionë denarë për 55 mijë studentë.

Shpërndarja e vauçerëve do të nisë në shtator, pas regjistrimit të semestrit.