Botë

Koalicioni sunit i ripërtëriu sulmet ajrore në Jemen

19.05.2015 11:11

Koalicioni sunit, i kryesuar nga Arabia Saudite, i cili po kryen operacione kundër kryengritësve shiitë Huti në Jemen...

Koalicioni sunit, i kryesuar nga Arabia Saudite, i cili po kryen operacione kundër kryengritësve shiitë Huti në Jemen, natën e kaluar kreu sulme të reja ajore ndaj njësive ushtarake lojale ndaj presidentit të mëparshëm jemenas, Ali Abdullah Saleh.
 
Janë sulmuar caqe në lindje dhe në jug të kryeqytetit jemenas, Sanë, deklaruan banorët lokal.
 
Këto janë sulmet e para të koalicionit pas armëpushimit pesëditor, edhe pse dje u ripërtërinë veprimet ushtarake në provincën veriore të jemenit, Saada dhe në qytetin jugor Aden.
 
Ndërprerja e zjarrit përfundoi të dielën në mbrëmje edhe përkundër insistimit të KB-së dhe të organizatave humanitare për vazhdimin e tij, me qëllim që të mundësohet ndihma për 25 milionë banorët e vendit të varfër arab./mia