Maqedoni

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, MPB: Alarmi ishte i rremë

16.08.2025 14:35

Një alarm për bombë, i cili doli të ishte i rremë...

Një alarm për bombë, i cili doli të ishte i rremë, ndërpreu për disa orë funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimi është marrë në numrin e urgjencës 112 për bombë në një avion që do të nisej drejt Turqisë.
 
Menjëherë, pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kanë kryer kontrolle të hollësishme. 
 
“Në orën 02:41, në numrin telefonik 112 është marrë një alarm për vendosjen e një bombe në një avion që nga “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” duhej të nisej drejt Turqisë. Menjëherë pas marrjes së alarmit, janë ndërmarrë aktivitetet përkatëse dhe janë kryer kontrollet e nevojshme nga njësia antiterroriste pranë MPB-së, me ç’rast është konstatuar se alarmi ishte i rremë, pra se nuk ka asnjë mjet shpërthyes”, u shpreh Goce Andreevski nga MPB.
 
Sipas MPB-së, rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.
 
ARMEND MURSELI