Maqedoni
"Eurosong 2015"- gjysmëfinalja e parë, sonte Elhaida Dani pret votat tona
19.05.2015 11:43
Në Vjenë, sonte në orën 21:00 do të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit të 60-të me radhë, në të cilin midis 20 interpretuesve do të marrë pjesë edhe Maqedonia dhe Shqipëria...

Në një transmetim ekskluziv të të tre netëve eurovizive, në ekranin e TVM2, ju sonte, të enjten dhe të shtunën, do të keni mundësi të bëheni drejtpërdrejt pjesëmarrës të emocioneve të eventit më të madh kulturor evropian të vitit.
Sonte, Daniel Kajmakmovski do të përfaqësojë Maqedoninë me këngën “Gjethet e vjeshtës”, e cila do të jetë e 8-ta në radhitje.
Elhaida Dani dhe kënga shqiptare “Jam Gjallë- I’m alive”, do të këndojë si e 14-ta.
Shorteu i sivjetmë i jep mundësinë të gjithë banorëve të Maqedonisë të votojnë për Shqipërinë.
Pra, mos harroni, Elhaida pret 12 pikë nga ne. Nëse dy këngët arrijnë të marrin pikët e duhura, edhe Danielin edhe Elhaidën do të mund t’i shohim sërisht në skenën eurovizive edhe të shtunën në finalen e madhe.
Të tre netët e Eurovizionit do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në TVM2, në orën 21:00.
