Maqedoni

Kuvendi në mbledhje të jashtëzakonshme, shqyrtohen ndryshimet në kodin zgjedhor

16.08.2025 15:32

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk i ka miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk i ka miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse I njëjti edhe pse morri votën PRO të 67 deputetëve dhe vetëm 18 kundër, në votimin e përgjithshëm, por nuk kaloi në votimin e dytë apo kur duhej të sigurohet votim i dyfishtë, apo sic njihet badenteri. Në këtë votim nga 29 deputetët nga bashkësitë jo-shumicë prej të cilëve 18 votuan kundër dhe vetëm 11 PRO.   
 
Ky propozim ligj për ndryshimine Kodit Zgjedhor u propozua nga deputetët Nikolla Micevski, Boban Karapejovski dhe Saranda Imeri Stafai. Ky veprim i Kuvendit ka ngjallë reagimin e deputetëve e në veçanti atyre opozitar shqiptarë, të cilat kanë kritikuar mënyrën se si dëshiron Kuvendi të sjellë një ndryshim të tillë.
 
Por sipas deputetit që ka propozuar këtë ndryshim Nikolla Micevski, kjo po bëhet në mënyrë, Kodi Zgjedhor rregullon mënyrën dhe procedurën për regjistrimin e të drejtës së votës, mbajtjen e Listës së Zgjedhësve, përcaktimin e kufijve të njësive zgjedhore etj. 
 
“Në drejtim të rregullimit të interpretimeve të ndryshme në procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për dorëzimin e listës së kandidatëve të pavarur, dhe e dimë se po reragojmë më moment të fundit, por nuk ka pasur koncenzus për këtë propozim I cili është ligj i ri nga ai i vjetri. Prandaj propozojmë ndryshime e dy neneve, me të cilat plotësojmë këtë zbrastirë ligjore, dhe taksativishtë përcaktohen rregullat e grumbullimit të nënshkrimeve për listat e pa-varura”, u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Por për Deputetin e BDI-së Blerim Bexheti, kjo shumicë ka pasur kohë të mjaftueshme, që këto ndryshime të kryhen me kohë.
 
“Edhe pse ka pasur kohë të mjaftueshme që kodi zgjedhor sic është praktik që pas cdo cikli zgjedhor që rekomandimet e OSBE-ODHIR-it të shqyrtohen, kjo shumicë parlamentare nuk pati disponim, dhe tani në mënyrë të një-anshme, dhe pakonpsultime duan që një pjesë të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që ti kalon. Ne nuk jemi këtu për dekor, që gjithcka që vlerëson kjo shumicë parlamentare, pasiqë paska një reagim, por në këtë shtet ka më shumë reagime, dhe kështu po u bëhet një padrejtësi shumë e madhe nëpër shumë komuna ku u shkurtohet numri i këshilltarëve komunal, prandaj ne nuk mund të përkrahim propozime të një-anshme”, theksoi deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti.
 
Edhe për deputetët e ASH krahu i Arben Taravarit ky ligj nuk është i pranueshëm, por ofrojnë një kompromis.
 
“Siq u vërrejt, edhe ne votuam kundër rendit të ditës së propozuar,me të cilën japim një sinjal të qartë se do të votojmë kundër këti propozim ligji ashtu siq është. Është thyer praktika e mëparshmepër të pasur një koncenzus për të sjellë një ligj të tillë për sa I përket kodit zgjedhor. Ne ofrojmë një kompromis që ta përkrahim këtë ligj, nëse Qeveria është e gatshme që ta shfuqizon vendimin e sajë në lidhje me uljen e numrit të këshilltarëve në disa komuna”, u shpreh deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
   
E deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, tha se janë të gatshëm për Kompromise por pas zgjedhjeve.
 
“Jemi të hatshëm, që pas zgjedhjeve që të ulemi, të krijohen grupe punuese nga të gjitha partitë politike, dhe të sjellim një Kod të ri Zgjedhor, I cili do të jetë I qëndrueshëm, dhe do ti përmbante të gjitha elementet për të cilat po flasim këtu”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Në propozim ligjin thuhet se: “Kur paraqitës i listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit, përkatësisht listës së kandidatëve për kryetar komune është një grup zgjedhësish, është e nevojshme të mblidhen të paktën 0,95% të nënshkrimeve nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore për komunën, përkatësisht Qytetin e Shkupit. 
 
FITIM KRYEZIU