Botë

Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë

16.08.2025 17:13

Serbia në tym e flakë nga protestat e dhunshme antiqeveritare...

Në qendër të Beogradit, xhandarmëria u përplas me demonstruesit antiqeveritarë, ndërsa përleshje pati edhe në Bulevardin e Mbretit Aleksandër.
 
Protestuesit hodhën mjete piroteknike dhe dogjën kontejnerë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i shpërndau demonstruesit me automjete të blinduara. Gjatë protestave raportohet se ka të lënduar.
 
Në Novi Sad, protesta përfundoi zyrtarisht rreth orës 22:30 dhe tubimi kaloi i qetë. Protestat antiqeveritare u organizuan si reagim ndaj sulmeve të mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj kundërshtarëve të pushtetit në dy qytete të Vojvodinës – në Vërbas dhe Baçka Palankë – më 12 gusht.
 
Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në Serbi për më shumë se nëntë muaj. Protestuesit kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e 16 nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad, më 1 nëntor 2024.