Botë

Në Turqi arrestohen 547 imigrantë ilegal

19.05.2015 11:50

Shërbimet tejkufitare turke për një ditë kanë arrestuar 547 imigrantë ilegal, të cilët përmes territorit të Turqisë kanë dashur të shkojnë drejt Evropës...

Siç lajmëroi BTA, numri më i madh i imigrantëve ose 472 janë arrestuar në kufirin turk me Sirinë.
 
Gjithsej 49 imigrantë, me prejardhje nga Siria, janë zbuluar në rajonin e kufirit turko-bullgar, ndërsa 16 të tjerë në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Greqisë.
 
Në të njëjtën kohë, policia kufitare turko-siriane ka konfiskuar 1.500 pako cigare, telefona celular, medikamente, si dhe kafshë shtëpiake./mia