Botë

Kolumbi, rrëshqet dheu, 61 të vdekur, dhjetëra të lënduar

19.05.2015 12:03

Të paktën 61 persona e kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së tokës në provincën Antiokia në Kolumbinë veriperëndimore...

Ekipet e shpëtimit, të cilët punojnë në terren, ende zbulojnë trupa të vdekur dhe druhen se numri i viktimave në këtë katastrofë natyrore mund të jetë shumë më i madh.

Rrëshqitjen e tokës e shkaktuan të reshurat e mëdha disaditore, pas çka lumi Liboriana i ka bartur digat në qytetin Salgar dhe shkaktoi rrëshqitje të tokës. Kjo shkaktoi që një pjesë e madhe e fshatit Santa Margarita, në jugperëndim nga Medelin, kryeqyteti i provincës, të "zhduket tërësisht".

Autoritetet kumtuan se tani për tani 37 persona janë regjistruar si të lënduar, por ky numër vazhdimisht po rritet.

Në operacionin e shpëtimit është përfshirë edhe armata kolumbiane, e cila me helikopterë ushtarakë i bart të gjithë të lënduarit nëpër spitale dhe i tërheq të mbijetuarit nga rajoni i pësuar.

Më shumë se 100 ushtarë janë angazhuar që të ndihmojnë për sanimin e pasojave nga kjo fatkeqësi natyrore.