Virusi stinor abdomenal vërshojnë ambulancat, mjekët apelojnë kujdesë të shtuar
Të vjella, temperaturë të rritur trupore, plogështi...

Të vjella, temperaturë të rritur trupore, plogështi, me shumë diare dhe të dehidruar. Me këto simptoma dhe gjendje në të shumtën e rasteve paraqiten qytetarët të prekur me virusin stinor ambdomenal të cilët kanë vërshuar ambulancat e mjekëve amë. Mjekët familjarë thonë se kohëve të fundit kontrollet ambulanotre janë rritur dyfisht me qytetarë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore nga ky virus.
Mjekja Ivona Ilijoska për TVM 2 vlerëson se tani më është piku i këtij virusi, ndërsa përveç kësaj ditëve të fundit janë shpeshtuar edhe rastet me bakterjen streptokoka në fyt tek pacientët.
“Numri i pacientëve është rritur dukshëm, ndërsa pacientët na vijnë me temperaturë të rritur trupore, diaere, të vjella dhe plogështi. Javëve të fundit numri i këtyre pacientëve është rritur dyfisht, respektivisht kemi mbi 100 kontrolle në dite. Kurimi i tyre kryesisht është me infuzione dhe simptomatike, mirëpo ditëve të fundit poashtu është rritur numri i pacientëve të prekur nga baketarjen streptokoka, por pavarësisht kësaj virusi stinor abdomenal është ai që kryeson në këtë periudh, e më pas streptokoka apo pacientët që janë sëmurë nga fyti”, u shpreh mjekja Ivona Ilijoska.
Për dallim nga viruset e kaluara stinore, për virusin abdomenal të këtij viti karakteristike është se ai zgjatë më shumë ditë, respektivisht diarea, plogështia u zgjasin edhe 6 ditë. Anadaj jo shpesh, disa pacientë, e në veçanti fëmijët mund të prëfundojnë edhe në kurim spitalor, për shkak se kane dehidruar.
“Në klinikën e fëmijëve në Kozle është rritur numri i pacientëve që ankohen nga diarea, të vjella dhe temperature të rritur. Poashtu kemi edhe pacientë me infekcionet në organet e simpërme të frymarrjes, mirëpo dhe i kemi edhe pacientët tanë me sëmundjet e tyre kronike siç janë me pleumoni dhe bronhite. Nga virusi stinor në të shumtën e rasteve tek ne kanë ardhur pacientë me febrilitet, respektivisht me temperature, me të vjella dhe shumë diare. Ata që mund të kurohen nga shtëpia i kthejmë në shtëpi, ndërsa të tjerët i hospitalizojmë”, theksoi drejtoresha e klinikës së fëmijëve në Kozle, Katerina Boshkovska.
Mjekët për TVM2 u apelojnë të gjithë qytetarëve që në këtë periudh të vitit ku akoma mbizotërojnë temperaturat të larta, të kenë kujdes jo vetëm ata me sëmundje kronike, por edhe individët e shëndetëshëm. Të konsumojnë më shumë ujë, të qendrojnë në ambiente të freskëta, duke i’u shmangur diellin dhe duke evituar pacientët e prekur me virusin abdomenal.
REXHEP QAMILI
