Maqedoni
Kanceri i qafës së mitrës, Iseni: Në vendin e tretë te gratë në botë
17.08.2025 14:54
Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta...

Kanceri i qafës së mitrës është një nga format më të shpeshta të kancerit tek gratë në moshë riprodhuese, por edhe një nga të paktët që mund të parandalohet pothuajse plotësisht.
Cdo vit mijëra gra në botë diangnostifikohen me këtë sëmundje. Kontrollet e rralla mjeksore moskryerja e vaksinimit kunër virusit HPM bëjnë që kjo sëmundje të shtohet thekson gjinekologia Edita Iseni.
“Kanceri i qafës së mitrës fatkeqsisht te gratë, është një ndër kancerat që rradhitet në botë diku në vendin e tretë dhe kjo domthënë, se është kancer i shpeshtë dhe vjen mbas kancerit të gjirit. Kanceri i qafës së mitrës paraqitet zakonisht rreth moshës 30-45 vjecare po, në kohën e sotme ka të dhëna se shtihet mosha domethënë, mundet të paraqitet edhe në një moshë më të re”, u shpreh gjinekologia Edita Iseni.
Ndër shkaktarët e këtij lloji të kancerit është infeksioni kronik me human papillomavirus, thotë Iseni.
“Ajo se cka sjell deri tek kanceri i qafës së mitrës mund të thuhet se në vend të parë është infeksioni kronik me human papilloma virus, është një virus i cili është në organizmin e gruas mirëpo, me rënien e imunitetit, ndryshimi në organizëm mund të aktivizohet për atë dhe kur kemi të bëjmë me ndryshime qelizore zakonisht preferohet edhe bërja e HPV hipotimizimit”, theksoi Iseni.
Parandalimi mbetet mjeti më i fuqishëm kundër kësaj sëmundjeje. Mjekët rekomandojnë kontrolle të rregullta gjinekologjike, kryerjen e pap testit, si dhe vaksinimin kundër HPV virusit, i cili mbron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës.
ABIBE QAILI
