Maqedoni
Pasojat shëndetësore nga vapa, deri në 50 thirrje për ndihmën e shpejtë
17.08.2025 15:32
Që nga fillimi i sezonit të verës është rritur në masë të madhe kërkesa...

Që nga fillimi i sezonit të verës është rritur në masë të madhe kërkesa dhe nevoja që ndihma e shpejtë mjekësore të intervenon. Sipas mjekëve të Ndihmës së shpejtë mjekësore numri i thirrjeve dhe i intervenimeve në ditë arrinë nga 30 deri në 50 intervenime.
Dërsa grupmoshat më të prekura janë personat e shtyer në moshë, të cilët u rekomandohet të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Sipas mjekëvë kujdestar janë rritur dukshëm edhe thirrjet nga persona në moshë më të re.
“Me fillimin e sezonit të verës janë shpeshtuar vështërësit shëndetësore tek të sëmuarit kronik, janë rritur thirrjet nga personat të cilët kanë probleme në sistemin kardiovaskular, respektivishtë ngritja e shtypjes së gjakut. Mesatarishtë gjatë një dite kemi nga 30 deri në 50 intervenime, dhe ajo që na habit është fakti se edhe gjatë orëve të mbremjes është janë rritur thirrjet, por kemi pas shumë intervenime edhe në aksidentet në Komunikacion, apo edhe prania e personave të alkoholizuar në Komunikacion. Poashtu është shumë me rëndësi që të gjithë personat e në veacanti më të mëshuarit ti përmbahen rekomandimeve të cilat i japin mjekët, dhe duhet posaqërishtë më të mëshuarit që gjatë orëve të mesditës të qëndrojn në ambiente të freskëta, dhe mos të dalin jashtë, qoftë në treg, qoft te mjeku, dhe të konsumojnë ushqime më të lehta. Ndërsa kohëve të fundit kemi vërejtur edhe persona të moshës së së re”, u shpreh Dr. Kristina Shindelar Dameska nga ndihma e shpejtë.
Sinoptikët parashohin freskimin e motit
Në ditët në vazhdim simnotikët paralajmërojë të rreshura të shiut, dhe që do të paraqet një ndryshim radikal të temperaturave nga plus 43 gradë, në disa grad celsium më pakë.
“Na pret një mot i ndryshuar, me temperatura më të freskëta, dhe një mot jo-stabil. Vende vende do të regjistrohet të rreshura të mëdha të shiut dhe bubullima. Pra na pret një mot jo i qëndrueshëm, dhe i izoluar në momente më errëra të fuqishme, dhe të rreshura të dendura të shiut. Temperatura gjatë ditës do të jenë nga 24 deri në 32 grad Celsius”, theksoi sinoptikanja Julijana Fidanoska.
Ky jo-stabilitet i motit mund të sjellë edhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore tek personat kronik, por ju rekomandohet të shfrytëzojnë lëngje, dhe qëndrim në ambiente shtëpiake.
FITIM KRYEZIU
