Maqedoni
Strugë, sezoni turistik më i dobët se vitet e kaluara
17.08.2025 15:51
Ky vit ka qenë më i dobët për sezonin turistik në Strugë...

Ky vit ka qenë më i dobët për sezonin turistik në Strugë, krahasuar me vitet e kaluara. Shumë biznese lokale thonë se mungesa e turistëve ka ndikuar drejtpërdrejt në të ardhurat e tyre.
“Këtë vit në Strugë ka qenë katastrofal. Ka pas vetëm mërgimtarë, edhe ata janë shpërndarë më shumë nëpër dasma. Unë me artizanatet që shes, kam qenë aq dobët, shyqyr që dal në pension”, u shpreh puntori i artizanatit.
Shumica e vizitorëve ishin mërgimtarë.
“Sezoni turistik këtë vit është mbajtur më tepër nga mërgimtarët. Kemi pasur edhe turistë nga brenda Maqedonisë, por pjesa më e madhe ishin mërgimtarë. Ata nisën të vijnë më vonë këtë vit”, theksoi pronari i lokalit.
Turistët vendas nuk arritën të mbushin boshllëkun.
“Sezoni ka qenë i mesëm. Kemi pasur edhe mërgimtarë edhe turistë, por nuk ka qenë si vitet e kaluara”, u shpreh pronari i lokalit.
Bizneset në Strugë presin që vitin e ardhshëm turizmi të gjallërohet më shumë dhe të rikthehet atmosfera e viteve më të mira.
