Maqedoni

Tabanoc dhe Bogorodicë pritje deri 40 minuta për dalje, qytetarët: Pritjet nuk janë shumë të gjata

17.08.2025 16:10

Edhe pse më 4 korrik në kalimin kufitar Tabanoc u vu në funksion...

Edhe pse më 4 korrik në kalimin kufitar Tabanoc u vu në funksion sistemi One Stop Shop, kolonat në kufi janë ende të gjata.
 
Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, për dalje nga vendi pritjet variojnë nga 30 deri në 40 minuta. Megjithatë, disa udhëtarë raportojnë se pritjet nuk janë shumë të gjata.
 
“Po presim rreth 20 minuta. Vijmë shpesh këndej. Po shkon shpejt mirëpo për neve do të ishte më mirë të hapet pika kufitare Miratoc-Llojan, pasi ne udhëtojmë shpesh dhe atyt e kemi më afër”, u shpreh udhëtari.
 
“Presim diku 20-25 minuta. Nuk është shumë. Jemi nis për pushime”, theksoi udhëtari.
 
“Jemi duke pritur diku 12 miuta”, u shpreh udhëtari.
 
“Ka 15 minuta që po pesim”, theksoi udhëtari.
 
Edhe në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje drejt Greqisë, pritjet janë rreth 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare, siç informuan nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata nga ana e Maqedonisë për hyrje ose dalje nga shteti.
 
ARMEND MURSELI