Botë
Shqipëri, vijojnë flakët në disa fshatra
17.08.2025 16:54
Në Shqipëri janë raportuar 34 vatra zjarri në 24 orët e fundit...

Në Shqipëri janë raportuar 34 vatra zjarri në 24 orët e fundit. Pesë janë ende aktive në disa fshatra të Gramshit dhe Fushë Arrëzit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë 27 janë shuar, 5 janë aktive dhe 2 po mbahen në monitorim.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse.
“Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve” – thuhet në njoftimin e ministrisë.
