Botë

300 të vdekur dhe të paktën 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

17.08.2025 18:22

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner...

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.

Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar, në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva.

Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë.

Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore. Vetëm këtë vit, në Pakistan kanë vdekur mbi 650 persona si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.

Ndonëse rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë pasoja të zakonshme të shirave të rrëmbyeshëm, shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto situata atmosferike më intensive dhe më të shpeshta.

Për viktima nga shirat është raportuar edhe në Kashmirin e administruar nga India. Përveç dëmeve në njerëz, shirat e rrëmbyeshëm i përkeqësojnë rrëshqitjet e dheut dhe ndonjëherë rezultojnë me bllokim të rrjedhës së lumenjve.

Ndërsa shkaku i saktë i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të kohëve të fundit ende nuk është përcaktuar, shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave është faktor kontribuues.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.