Maqedoni

Parashikimi i motit

18.08.2025 09:04

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe i paqëndrueshëm

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, më i freskët dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
 
Në disa vende pritet që proceset të jenë më intensive, me reshje më të dendura (mbi 15 l/m²) dhe kushte për mot të ligë të shkurtër, të shoqëruar me erë të fortë dhe me mundësi të izoluar për breshër.
 
Temperatura minimale do të jetë ndërmjet 10 dhe 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 32°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të ligë të shkurtër, me erë të fortë dhe me mundësi të izoluar për breshër.