Maqedoni

Ushtria shënon 33-vjetorin e themelimit

18.08.2025 09:07

Ushtria e Maqedonisë feston 33-vjetorin e saj....

Ushtria e Maqedonisë feston 33-vjetorin e saj. Prej gati pesë vite e gjysmë, ajo funksionon edhe si forcë e armatosur e një vendi anëtar të NATO-s, duke qenë garant i sigurisë dhe integritetit të shtetit. Ceremonia qendrore do të mbahet në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.
 
Me këtë rast do të mbajnë fjalime presidentja dhe komandantja e përgjithshme e Ushtrisë, Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-major Sashko Lafçiski.
 
Në pistën e kazermës së Shtipit do të rreshtohen edhe 26 nën-togerë dhe 149 nënoficerë të sapopromovuar. Presidentja Siljanovska-Davkova do të dekorojë me “Urdhrin për merita ushtarake” Qendrën për Trajnimin e Kadetëve dhe Oficerëve, që është pjesë e Komandës për Trajnim dhe Doktrina.
 
Përveç detyrave të saj kryesore, ushtria gjithmonë jep mbështetje edhe për institucionet përgjegjëse gjatë përballjes me fatkeqësi natyrore dhe katastrofa, siç janë zjarret dhe përmbytjet.
 
Për mbrojtjen do të ndahen pak më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në samitin e fundit të NATO-s, të mbajtur në qershor në Hagë, u mor vendimi që minimumi i mjeteve për mbrojtje të jetë 5% e PBB-së.