Maqedoni

QMK: Në vend ka 4 zjarre aktive

18.08.2025 09:23

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), në vend aktualisht ka 4 zjarre aktive....

Gjatë ditës së djeshme, në gjithë territorin e vendit janë evidentuar gjithsej 26 zjarre në hapësira të hapura. Nga to, 21 janë shuar, një është nën kontroll, ndërsa katër mbeten ende aktive.
 
Vatra zjarri ka në Makedonski Brod, në Komunën e Likovës pranë fshatit Lojane, si dhe në fshatrat e Kumanovës: Tabanoc, Sopot dhe Proevcë.