Maqedoni

Frekueshmëri e shtuar në pikat kufitare

18.08.2025 09:48

Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve....

Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.
 
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, mbi korsi të thata, njofton LAMM. Megjithatë, është evidentuar intensitet i shtuar i trafikut në rrugët jashtë qendrave urbane.
 
Si pasojë e pushimeve verore, ka frekueshmëri të shtuar të automjeteve. Në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën Bogorodicë, për dalje nga shteti, gjithashtu rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes apo daljes nga vendi.
 
LAMM u rekomandon shoferëve shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, kanione dhe luginat e lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.