Ekonomi

Ulen çmimet derivateve të naftës

18.08.2025 12:37

KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43 % në raport me vendimin e datës 11.08.2025.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,143 denarë për kilogram.
 
Nga data 19.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 67,50 (denarë/litër)
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 38,643 (denarë/kilogram)