Maqedoni

QMK: Në vend ka 4 zjarre aktive

18.08.2025 15:02

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, 4 prej të cilave janë ende aktive...

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, 4 prej të cilave janë ende aktive, 1 është vënë nën kontroll, ndërsa 21 të tjera janë shuar. Siç bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza, zjarret janë regjistruar në komunën e Makedonski Brodit, komunën e Studeniçanit, si dhe në komunën e Likovës në fshatin Llojan. Ndërsa vazhdon të mbetet aktiv zjarri në parkun nacional “Jasen”.
 
“Momentalisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi aktive 3 zjarre në komunën e Makedonski Brodit, komunën e Studeniçanit, komunën e Likovës në fshatin Llojan, kurse nën kontroll kemi një në komunën e Jugonovcit midis fshatrave Ragacev dhe Orashe. Të shuara janë në komunën e Butelit, komunën e Strugës, komunën e Çashkës dhe komunën e Kumanovës në fshatin Rramanli. Zjarri më i madh është momentalisht në Makedonski Brod në parkun nacional “Jasen”. Momentalisht jemi duke intervenuar me dy traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme.”, - deklaroi drejtori i QMK-së, Muhamed Ali. 
 
Autoritetet apelojnë te qytetarët që të jenë të kujdesshëm, që të mos shkaktojnë zjarre dhe të raportojnë çdo zjarr të ri që mund ta vërejnë.
 
ABIBE QAILI