Botë

Lavrov dhe Stoltenberg takohen sot në Bruksel

19.05.2015 13:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të takohet sot në Bruksel me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov...

Një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s është cituar duke thënë se të dy zyrtarët pritet të diskutojnë rreth marrëdhënieve NATO-Rusi, dhe të trajtojnë rëndësinë e implementimit të armëpushimit në Ukrainën lindore që është nënshkruar në Minsk në muajin shkurt. 
 
Burimet ruse e kanë konfirmuar planin e Lavrovit për ta takuar Stoltenbergun. 
 
Ministri i jashtëm rus ka udhëtuar drejt kryeqytetit belg për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. 
 
Marrëdhëniet në mes të NATO-s dhe Moskë janë përkeqësuar shumë pothuajse njëjtë si në kohën e Luftës së Ftohtë pasi Rusia e aneksoio gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit të kaluar.