Maqedoni
VMRO – LSDM përplasen për fondet Erasmus +
18.08.2025 16:04
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për fondet Erasmus +....

Nga VMRO thonë se LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve.
“LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve. Përveç trajnimit të gomarëve, ata ndanë edhe 125 mijë euro shtesë nga Agjencia Erasmus +, pikërisht vëllait të deputetit Dime Velkovski për projektin “Zgjidh të djathin”. Zaevi dhe LSD-ja nëpërmjet Dimovës, po argëtoheshin dhe po shteronin buxhetin e Agjencisë Erasmus +. Projektet iu ndanë njerëzve të afërt me ta, gjyqtarëve, profesorëve, vëllezërve të deputetëve.”, - deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO – DPMNE.
Nga LSDM kundërpërgjigjen se pse ka heshtur Qeveria pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus+.
“Heshtje në Qeveri pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus +. Pse nuk është shkarkuar drejtoresha në detyrë kur është konfirmuar se ajo ishte pjesë e një hetimi nga OLAF - Zyra Evropiane kundër mashtrimit? Në vend që ta shkarkojë dhe të kërkojë llogaridhënie, Qeveria hesht dhe e mban në detyrë, duke e mbrojtur kështu drejtpërdrejt.”, - theksoi Jovica Jankoviq nga LSDM.
