Maqedoni

Parashikimi i motit

19.08.2025 08:55

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë paraqitje të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12°C deri 19°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26°C deri 32°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.