Maqedoni
Fillon regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”
19.08.2025 09:15
Sot fillon regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”....

Sot fillon regjistrimi i studentëve të rinj në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Numri më i madh i vendeve të lira është në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike, 1.020. Në Fakultetin Matematiko-Natyror ka 910 vende, ndërsa në Fakultetin Filozofik 800 vende të lira. Procesi i regjistrimit edhe këtë vit akademik nuk është tërësisht i digjitalizuar. Studentët e rinj, përveç aplikimit elektronik, duhet që dokumentet t’i dorëzojnë edhe në formë të shtypur në sportelet e shërbimeve studentore.
Nga tetori, studentët do të mund të marrin elektronikisht vërtetim për statusin e studentit të rregullt dhe dëshmi për provimet e dhëna. Afati i dytë për aplikim në UKIM është më 11 dhe 12 shtator, ndërsa afati i tretë më 24 shtator.
