Botë

Zjarr i madh në Baku, vdesin së paku 15 njerëz

19.05.2015 14:20

Së paku 15 persona e kanë humbur jetën në një zjarr që e ka përfshirë një ndërtesë banimi prej 16 katësh në kryeqytetin e Azerbajxhanit...

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 63 persona të tjerë janë lënduar prej zjarrit që u përhap sot në qarkun Binaqadi të Bakus. 
 
Ministri i brendshëm, Ramil Usubov dhe Prokurori i Përgjithshëm, Zakir Qaralov, kanë dal në vendin e ngjarjes. 
 
Qaralov iu ka thënë gazetarëve se një ekip që përbëhet prej përfaqësuesve të Ministrisë së Emergjencave, asaj të Brendshme dhe zyrës së Prokurorit do e hetojnë shkaktarin e zjarrit. 
 
Ai ka shtuar se hetimi paraprak tregon se zjarri është shkaktuar nga “kualiteti i dobët” i mbulesës së jashte të ndërtesës. Nuk janë dhënë detaje të tjera./evropaelire