Maqedoni

Zjarri në Jasen nën kontroll

19.08.2025 10:45

Zjarri në rezervatin e gjuetisë “Jasen” është vënë nën kontroll, por ende nuk është shuar tërësisht....

Zjarri në rezervatin e gjuetisë “Jasen” është vënë nën kontroll, por ende nuk është shuar tërësisht. Një vatër e zjarrit vazhdon të digjet. Në terren po veprojnë zjarrfikësit dhe forcat speciale të ushtrisë, ndërsa nga ajri intervenon një avion “Air Tractor”.
 
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim pret që gjatë ditës së sotme zjarri të shuhet plotësisht.