Maqedoni
Arrestohet një person në rrethinën e Vallandovës, gjenden drogë, armë dhe municion
19.08.2025 11:30
Nëpunësit policorë të NJPB Vallandovë dhe Stacionit Policor - Gjevgjeli e privuan nga liria E.A. (39) nga f. Kazandoll....

Dje në orën 06:00 në f. Kazandoll, rrethina e Vallandovës, nëpunësit policorë të NJPB Vallandovë dhe Stacionit Policor - Gjevgjeli e privuan nga liria E.A. (39) nga f. Kazandoll. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse në fshat, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore -Gjevgjeli, u gjetën dhe u sekuestruan 11 kërcej të bimës Kanabis sativa, një karabinë me përsëritje, fishekë të kalibrit 7.9 mm, një bombë dore e modelit më të vjetër, një torbë dhe disa qese të mbushura me marihuanë, si dhe sende të tjera me mbetje marihuane.
Personi u ndalua në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatëse, njoftoi MPB.
