FFM: Skuadrat e Ligës së Dytë lirohen nga taksa e garimit
19.08.2025 14:38
FFM-ja, ka marrë vendim me të cilin skuadrat e Ligës së Dytë...

FFM-ja, ka marrë vendim me të cilin skuadrat e Ligës së Dytë, të lirohen nga pagesa e taksës për gara e cila deri më tani njihet si kotizacion dhe ishte kusht për të marrë licencë për gara. Lajmi bëhet I ditur në veb faqen zyrtare të FFM-së.
Shuma e përgjithshme nga e cila lirohen klubet e Ligës së Dytë, është 128.000 euro për një sezon garues që paraqet një mbështetje direkte financiare për ekipet. Për 15 vite ekipet e Ligës së Dytë ishin të detyruara të paguajnë këtë taksë. (Gazetar: Safet Ademi)
