Shkëndijës i buzëqesh Liga Evropa!

19.08.2025 14:41

Shkëndija është e vetmja skuadër e Maqedonisë që ka mbetur në garë për avancim në fazën e grupeve, në Ligën e Evropës....

Shkëndija është e vetmja skuadër e Maqedonisë që ka mbetur në garë për avancim në fazën e grupeve, në Ligën e Evropës. Shkëndija pasi kaloi dy raunde kualifikuese të Ligës së Kampionëve, në të tretin  u eliminua nga Karabaku.
 
Shikuar statistikat e kundërshtarit të së enjtes bullgarët e Ludogoretz, skuadrës tetovare po i buzëqeshet kualifikimi në fazën e garave në grupe të Ligës së UEFA-së. Skuadra bullgare në katër ndeshjet e fundit ka vetëm 1 barazim edhe atë pa gola, ndërsa Shkëndija ka dy fitore dy humbje. Ndeshja e parë luhet me 21 gusht në Shkup, me transmetim direkt në TVM2. (Gazetar: Safet Ademi)