Maqedoni
Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, filloi regjistrimi i studentëve të rinj
19.08.2025 14:41
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ka filluar regjistrimi i studentëve për vitin e ri akademik 2025-2026....

Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ka filluar regjistrimi i studentëve për vitin e ri akademik 2025-2026. Ata, sot dhe nesër, do të mund të aplikojnë për regjistrim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku në 23 fakultete ka mbi 9 mijë e 700 vende të lira. Aplikantët preferojnë që aplikimi të ishte në formë elektronike.
“Në mënyrë elektronike mendoj se do te zgjidhej për 5 minuta, ndërsa kështu miliona dokumente duhet të mblidhen.”, - tha një student.
“Do të kishte qenë më e dobishme në mënyrë elektronike, pasi që duhet në më shumë se 5 vende të shkohet dhe të merren dokumentet.”, - tha një student tjetër.
Vërehet interesim për regjistrim në fakultetin ekonomik dhe atë juridik.
“Ka interes të madh për fakultetin ekonomik në Shkup pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Që nga mëngjesi kur i hapëm dyert, shërbimet në kontinuitet kanë pranuar dokumente, procesi po realizohet pa probleme administrative.”, - deklaroi dekani në fakultetin ekonomik, Mijalçe Santa.
“Fakulteti juridik, ashtu si edhe vitin e kaluar, shënon rritje të interesimit në të gjitha 5 programet studimore, me përjashtim të programit të gazetarisë që po stagnon viteve të fundit. Mund të them se jemi të kënaqur lidhur me atë që na pret këtë vit.”, - theksoi prodekani i arsimit në fakultetin juridik, Islim Kranli Bajram.
Regjistrimi i studentëve të rinj po bëhet edhe në Universitetin “Shën Klimenti” në Manastir. Studentët e rregullt me financim nga buxheti shtetëror do të paguajnë 200 euro, ndërsa studentët me vetëfinancim dhe studentët me korrespondencë do të paguajnë 400 euro.
ABIBE QAILI
