Alkaraz dhe Sviatek triumfuan në Sinsinati
19.08.2025 14:43
Finalja e turneut të Cincinnati në konkurenc të meshkujve përfundoi para se të niste vërtet....

Finalja e turneut të Cincinnati në konkurenc të meshkujve përfundoi para se të niste vërtet. Pas vetëm 23 minutash lojë, Jannik Sinner u detyrua të tërhiqej në disavantazhin 5-0 ndaj Carlos Alcaraz, duke i dhënë spanjollit trofeun. Për spanjollin ishte kjo finalja e 29-të, me të cilën në Sinsinai e fitoi trofeun e 22-të në karierë, por të parin në këtë turne.
Ndërsa në konkurencë të femrave këtë turne e fitoi polakja Iga Sviatek, e cila në finale me 2:0 në seta e mundi italianen Jasmin Paolini. Sviatek këtë turne e fitoi pa set të humbur dhe kështu e fitoi edhe trofeun e saj të 24-tër në karrierë. Pas Wimbledonit është ky turneu I dytë që e fitoi në këtë vit. Të dielën nis Grand Slam turneu I fundit për këtë vit ai i US Open. (Gazetar: Safet Ademi)
