DASh-i kërkon që LSDM të kthehet në kuvend
Jemi të inkurajuar nga hapat e qeverisë që t'i ndërrojë ministrat dhe funksionarët kyç dhe i bëjmë thirrje partisë opozitare që të kthehet në kuvend, deklaroi Xhef Ratke, zëdhënës i Stejt Departamentit amerikan në pyetjen për situatën në Maqedoni...

Ratke rikujton se ShBA-ja dhe shtetet evropiane kanë dërguar thirrje deri te të dyja palët politike në Maqedoni.
"Nga afër po i ndjekim ndodhitë në Maqedoni dhe së bashku me partnerët tanë evropian jemi në konsultime të ngushta me Qeverinë e Maqedonisë dhe me liderët politikë që ta transmetojmë shqetësimin tonë për krizën aktuale politike. I bëjmë thirrje partisë opozitare të kthehet në kuvend, ku merret pjesë në përforcimin e mbikëqyrjes kuvendore ndaj institucioneve qeveritare, duke përfshirë edhe në Komisionin Anketues për Materialet e Publikuara”- deklaroi Ratke në pyetjen se çfarë bën ShBA-ja që Maqedonia të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk i bëjnë thirrje vetëm LSDM-së që të kthehet kuvend, por edhe ndaj autoritetet vendore kërkojnë që të marrin përgjegjësi për materialet e publikuara nga opozita.
“Ju bëjmë thirrje të dyja palëve që ta respektojnë të drejtën e tubimit dhe protestimit të qetë, me ç'rast do të përmbahen nga dhuna. Ju bëjmë thirrje autoriteteve që të bëjnë hap drejt përgjigjes së akuzave për parregullsi, të cilat rrjedhin nga materialet e publikuara kohëve të fundit. Ne jemi të inkurajuar nga hapi që bëri javën e kaluar qeveria që të zëvendësojë ministrat dhe zyrtarët kryesorë të cilët janë të implikuar”- thuhet nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Ai më tej thotë se nga Departamenti amerikan i Shtetit vlerësojnë se ky është një hap pozitiv, por edhe besojnë që liderët e Maqedonisë duhet të punojnë bashkërisht dhe të fillojnë dialog për çështjet që e kanë lënë mbrapa Maqedoninë, duke mos harruar edhe reformat e domosdoshme për krizën aktuale politike. (Sanije Kasami, TVM2)
