Komuna e Çairit shpalli konkurs për angazhimin e 15 peronave të papunë

19.05.2015 14:43

Komuna e Çairit ka filluar realizimin praktik të Programit për punë të komunale fitimprurëse...

Për këtë qëllim, është shpallur konkurs publik për angazhimin e 15 peronave të papunë  për një periudhë prej 6 muajve, me orar të shkurtuar të punës. Përmes shpalljes e cila është e hapur deri më datën 22 të këtij muaji, kërkohen: katër mësues, tre defektologë, dy mjekë, teknikë medicinal dhe kujdestare, si dhe nga një logoped dhe punëtor social.

Përveç arsimimit përkatës,  personat të cilët do të paraqiten në konkurs, kusht është që ata të jenë të papunë, gjegjësisht të jenë të regjistruar në evidencën e Agjencisë së Punësimit. Për angazhimin e këtyre personave, tash më janë siguruar mbi  gjysmë milioni denarë. 

"Qëllimi i këtij projekti është që tu mundësojë njerëzve të cilët më me vështirësi kyçen në tregun e punës, të fitojnë përvoja të caktuara në punë dhe aftësi  të cilat më vonë do tu mundësojë që ata më të lehtë të gjejnë punë të përhershme. Për të ndihmuar banorët e komunës së Çairit, ne bashkëpunojmë me të gjitha organizatat dhe institucionet për të krijuar kushte për punësim", tha Izet Mexhiti Kryetari i Komunës së Çairit .

Në të njëjtën kohë, përfitimi i komunës së Çairit nga realizimi i këtij programi është që përmes angazhimit të personave të cilët do të sigurojnë  shërbime adekuate sociale, shërbime në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, për të ndihmuar banorët që jetojnë në territorin e Çairit, veçanërisht kategoritë e pambrojtura të qytetarëve siç janë peronat e moshuar dhe të pamundur, peronat me ngecje në zhvillim etj.

Realizimi i gjithë këtij Programi do të zhvillohet në bashkëpunim me disa organizata partnere me të cilat Komuna e Çairit tash më ka nënshkruar memorandume përkatëse, siç janë : Shoqata“Sumnal”, Shoqata “Imago Plus” dhe Shoqata e invalidëve të punës në Komunën e  Çairit.