Zjarret me përmasa apokaliptike në Spanjë, flakët djegin 300 mijë hektarë tokë në 24 orët e fundit
Zjarret në Spanjën perëndimore kanë djegur 300,000 hektarë shtesë në 24 orë...

Zjarret në Spanjën perëndimore kanë djegur 300,000 hektarë shtesë në 24 orë, sipas të dhënave satelitore nga Observatori Evropian i Kopernikut.
Megjithëse tërheqja e valës së të nxehtit që ka goditur vendin prej disa ditësh jep shpresë për një përmirësim të situatës.
Rreth 3,730,000 hektarë ishin djegur deri në mëngjesin e sotëm që nga fillimi i vitit në Spanjë, 300,000 më shumë se dje, të hënën, ndërsa ky numër është vazhdimisht në rritje, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje ( EFFIS ), i cili përdor të dhënat e Kopernikut.
Që nga viti 2006, kur EFFIS filloi të mbledhë të dhëna, ky vit është viti më i keq për Spanjën për sa i përket zonave të djegura nga flakët, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2022, kur zonat e djegura arritën në 3,060,000 hektarë.
Pjesa më e madhe e kësaj zone u dogj në zjarret e mëdha që kanë shpërthyer për rreth dhjetë ditë në provincat e Zamorës dhe Castile dhe Leonit, në Spanjën veriperëndimore, në Ourense në Galicia, gjithashtu në Spanjën veriperëndimore, dhe në provincën e Cáceres në Extremadura, në pjesën perëndimore të vendit.
Mijëra njerëz u evakuuan nga dhjetëra fshatra, dhjetëra rrugë u bllokuan dhe shërbimet hekurudhore midis Madridit dhe Galicias u ndërprenë.
Vala e të nxehtit preku edhe disa vende të tjera të Europës.
