Maqedoni
Parashikimi i motit
20.08.2025 09:03
Sot pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare...

Sot pritet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë prej 10°C deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28°C deri në 35°C.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
