Maqedoni
Komunikacion i shtuar në pikat kufitare
20.08.2025 09:14
Rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për çdo lloj automjeti.

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për çdo lloj automjeti.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër trasa kryesisht të thata, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i rritur.
Për shkak të pushimeve verore, vërehet komunikacion i shtuar. Në pikën kufitare Tabanoc, koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta. Në pikat tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga shteti.
