Maqedoni
QMK: Zjarre aktive në “Jasen” dhe në fshatin Kaldirec në Kitkë
20.08.2025 10:49
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 12 zjarre në hapësirë të hapur...

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 12 zjarre në hapësirë të hapur. Dhjetë prej tyre janë shuar, ndërsa dy janë ende aktive.
Ende po digjet në Makedonski Brod, në zonën shumëqëllimore “Jasen”, si dhe në komunën Studeniçan, afër fshatit Kaldirec në Kitkë.
